

PESHKOPI, 7 Tetor 2026 – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Peshkopi – Maqellarë, pranë vendit të quajtur "Shkolla e Dovolanit", ku janë përplasur kokë më kokë dy automjete të llojit "Mercedes-Benz" dhe "Volkswagen Golf 5".
Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur 7 persona. Në automjetin "Golf 5" udhëtonte një familje prej pesë anëtarësh — çifti i bashkëshortëve, nëna e drejtuesit të mjetit dhe dy vajza të mitura. Raportohet se bashkëshortja e drejtuesit të mjetit "Golf" ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të gjithë të plagosurit janë transportuar fillimisht me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Peshkopisë, ku pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.



Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






