

Përditësim: Emri, kush është i dyshuari që i vuri flakën Big Marketit
I vënë flakën Big Market, policia e Elbasanit: Punonjësit u rrezikuan, ja pamjet e autorit duke ndezur zjarrin
Një supermarket i rrjetit Big Market në qytetin e Cërrikut është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjteje, pas një zjarrvënieje të qëllimshme që ka vënë në rrezik jetën e punonjësve që ndodheshin brenda ambienteve të subjektit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 të datës 8 tetor 2026, në lagjen nr. 3 të qytetit, raporton noa.al.
Sipas Policisë së Elbasanit, zjarri është vënë qëllimisht, duke shkaktuar djegien e produkteve dhe duke rrezikuar punonjësit e supermarketit.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit.
Pas veprimeve operative dhe procedurale, policia ka arritur të zbardhë ngjarjen brenda pak orësh, duke identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar autorin e dyshuar.
Në pranga ka rënë shtetasi A. M., 45 vjeç, banues në Cërrik, i dyshuar si personi që i ka vënë flakën supermarketit.
Policia konfirmon se nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa punonjësit që ndodheshin në ambientet e biznesit kanë qenë të rrezikuar nga flakët.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme, ndërsa 45-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






