Transmetuar më 08-10-2026, 15:15

Detaje të reja lidhur me zjarrvënien e qëllimshme në një supermarket Big Market në qytetin e Cërrikut, ngjarje e ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje.

Policia konfirmoi se nga flakët janë rrezikuar punonjësit që ndodheshin brenda ambienteve të supermarketit, ndërsa një pjesë e produkteve janë shkrumbuar.

Disa orë pas ngjarjes është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i zjarrvënies, Agron Musaj, 45 vjeç, banues në Cërrik.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30, në lagjen nr. 3, ku autori i dyshuar i vuri qëllimisht flakën supermarketit.

Pas ndërhyrjes së policisë dje veprimeve hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e 45-vjeçarit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit