Transmetuar më 08-10-2026, 10:15

Lavrio, Greqi – “Ndihesha i tradhtuar. Për një kohë të gjatë shihja një burrë tjetër të jetonte në shtëpinë time, bashkë me fëmijët e mi, dhe të flinte në krevatin tim”.

Këto janë disa nga deklaratat që 32-vjeçari i akuzuar për sulmin me thikë ndaj ish-bashkëshortes dhe partnerit të saj në Lavrio të Greqisë mësohet të ketë bërë gjatë dëshmisë përpara hetuesve.

Ngjarja e rëndë, e cila është raportuar më herët, ka marrë një zhvillim të ri, pasi gjykata ka vendosur që 32-vjeçari të qëndrojë në paraburgim.

Sipas mediave greke, gjatë dëshmisë së tij, i akuzuari është përpjekur të shpjegojë rrethanat që e çuan drejt sulmit, duke pretenduar se në momentin e ngjarjes nuk ishte në gjendje të mirë psikologjike dhe fizike.

Pavarësisht pretendimeve të tij, prokurori dhe hetuesi kanë rënë dakord për caktimin e masës së paraburgimit.

Ndaj 32-vjeçarit janë ngritur disa akuza të rënda, mes tyre dy tentativa vrasjeje me dashje, armëmbajtje dhe përdorim i paligjshëm i armës së ftohtë, dëmtim i pronës së tjetrit dhe shkelje e masave kufizuese.

Fotot: I dyshuari sot para gjykatës

Pas vendimit, ai pritet të transferohet në një institucion penitenciar, ndërsa çështja do të vijojë shqyrtimin në drejtësinë greke. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit