Transmetuar më 04-10-2026, 13:17

GREQI – Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është denoncuar në Lavrio të Greqisë, ku një 23-vjeçare, nënë e një fëmije dhe në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ka rrëfyer publikisht tmerrin dhe kërcënimet e vazhdueshme me jetë nga ish-partneri i saj 31-vjeçar me origjinë shqiptare.

Në një dëshmi për mediat vendase, e reja ka deklaruar se ka qenë viktimë e dhunës fizike sistematike, duke u goditur me grushte e shqelma dhe duke u tërhequr zvarrë nga flokët, episode që sipas saj kanë ndodhur edhe kur ajo mbante fëmijën në krahë. Ajo ka treguar se pas një prej rrahjeve është dërguar në Qendrën Shëndetësore të Lavrios, por është detyruar nën kërcënim të gënjejë mjekët se kishte rënë nga shkallët.

Edhe pse ndaj 31-vjeçarit prindërit ishin ndarë dhe policia kishte vendosur masë mbrojtëse që i ndalonte afrimin në më pak se 50 metra, 23-vjeçarja tregon se telefonatat dhe ngacmimet nuk kanë rreshtur. Situata ka degraduar së fundmi në një kënd lojërash në Lavrio, ku ai ka shkuar me britma e kërcënime, duke detyruar kalimtarët të njoftojnë policinë, ndërsa vetë është larguar me shpejtësi.

Pas incidentit të fundit, autoritetet greke e kanë shpallur 31-vjeçarin shqiptar në kërkim. Nga ana tjetër, e reja është dërguar urgjentisht në një spital të Athinës për kontrolle mjekësore për shkak të komplikacioneve nga stresi në shtatzëni, ndërsa kërkon mbrojtje fizike nga shteti pasi ushtron akuza edhe ndaj reagimit të policisë në vitin 2024. newsbomb.gr

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit