

Përleshja me 7 të plagosur në burgun grek, dalin detaje të reja për dy shqiptarët e përfshirë
Zhvillime të reja janë regjistruar në Greqi lidhur me përleshjen e dhunshme të 29 shtatorit në burgun e Domokosit, ku shtatë të burgosur mbetën të plagosur, mes tyre edhe një shqiptar.
Sipas medias greke LamiaNow, të burgosurit algjerianë të përfshirë në ngjarje janë paraqitur përpara autoriteteve gjyqësore në Lamia, nën masa të shtuara sigurie.
Në këtë çështje janë përfshirë edhe dy shqiptarë, të moshave 38 dhe 39 vjeç, të cilët kishin dalë përpara hetuesit më 1 tetor.
Ngjarja ndodhi më 29 shtator në ambientet e burgut të Domokosit. Sipas informacioneve të publikuara në mediat greke, përleshja nisi në palestrën e institucionit penitenciar dhe më pas u përhap drejt qelive.
Nga incidenti mbetën të plagosur shtatë të burgosur. Mes tyre ishte edhe një shtetas shqiptar, ndërsa një 29-vjeçar algjerian pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Zhvillimi i fundit lidhet me procedurat gjyqësore ndaj personave të përfshirë në përleshje, ndërsa autoritetet greke vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë individuale. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






