Transmetuar më 04-10-2026, 10:50

Përditësim: Identifikohen viktima dhe i riu i arrestuar pas aksidentit fatal në Rrugën e Dibrës

Aksident fatal në Rrugën e Dibrës, 75-vjeçarja humb jetën pasi u përplas nga një motomjet

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 75-vjeçareje është regjistruar mbrëmjen e 3 tetorit në Rrugën e Dibrës, në Tiranë.

Sipas Policisë, rreth orës 19:35, një motomjet i drejtuar nga E. M., 20 vjeç, ka përplasur këmbësoren Sh. M., 75 vjeçe.

E moshuara është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ka ndërruar jetë rreth orës 22:40.

Nga aksidenti është dëmtuar edhe drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

20-vjeçari është arrestuar në flagrancë nga specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit