Transmetuar më 04-10-2026, 10:57

Identifikohen viktima dhe i arrestuari pas aksidentit në Rrugën e Dibrës, Shpëtime Muça humbi jetën, në pranga Eri Markaj

Tiranë – Janë identifikuar viktima dhe drejtuesi i motomjetit të përfshirë në aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 3 tetorit në Rrugën e Dibrës, në Tiranë.

Viktima është Shpëtime Muça, 75 vjeçe, e cila u përplas nga motomjeti dhe humbi jetën disa orë më vonë në spital.

Në pranga është vënë Eri Markaj, 20 vjeç, drejtuesi i motomjetit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:35, kur motomjeti i drejtuar nga Markaj përplasi 75-vjeçaren që po lëvizte si këmbësore.

Shpëtime Muça u transportua menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërroi jetë rreth orës 22:40.

Nga përplasja mbeti i dëmtuar edhe vetë 20-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, specialistët e Policisë Rrugore të Tiranës arrestuan në flagrancë Eri Markajn, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit