

PËRDITËSIM: Identifikohet i riu që humbi jetën tragjikisht
Aksident tragjik në Cërrik, 21-vjeçari humb jetën pasi motomjeti përplaset me shtyllën
Një aksident i rëndë është regjistruar në lagjen nr. 3 në Cërrik, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas informacionit paraprak, O. M., 21 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes, i riu ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, pasagjeri, D. C., 17 vjeç, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
Cërrik / Informacion paraprak
Në lagjen nr. 3, shtetasi O. M., 21 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi O. M. ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërsa pasagjeri, shtetasi D. C., 17 vjeç, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






