Transmetuar më 27-09-2026, 18:43

Identifikohet viktima  aksidentit në Cërrik, humbi jetën 21-vjeçari Marculino Osmani

Është identifikuar i riu që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur në lagjen nr. 3 në Cërrik.

Viktima është Marculino Osmani, 21 vjeç.

Sipas informacionit paraprak, Osmani po drejtonte një motomjet kur dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin dhe u përplas me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes, 21-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.

Në motomjet udhëtonte edhe D. C., 17 vjeç, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit