Transmetuar më 23-09-2026, 22:53

PËRDITËSIM: Vrasje në Tiranë

Tiranë – Burri që u plagos sonte më thikë në Tiranë, ndodhet në gjendje të rëndë në spital, por pak pas tij atje ka përfunduar dhe autori i dyshuar.

Ngjarja ndodhi pak më parë në rrugën “Marko Boçari” në afërsi të Liqenit Artificial, pranë shkollës së mesme të përgjithshme Sami Frashëri.

I plagosur në këtë ngjarje ka mbetur 49 vjeçari nga Tirana, Kreshnik Cara. Ai ndërroi jetë pak më vonë në spital, konfirmoi noa.al.

Autor i dyshuar i plagosjes së rëndë me thikë është Toni Nake, 50 vjeç, edhe ai banor i zonës.

Ngjarja ndodhi në një lokal pranë gjimnazit dhe hetimi sugjeron se autori i dyshuar dhe i ndjeri janë përleshur me njëri-tjetrin.

Policia e Tiranës konfirmoi se arrestoi të dyshuarin, por ekipet e saj e transportuan më pas në urgjencën spitalore për ndihmë mjekësore.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, ngjarje që përfundoi me vdekjen e Carës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit