Transmetuar më 23-09-2026, 23:10

Tiranë – Ka humbur jetën burri 49 vjeçar që u plagos sonte në kryeqytet, pasi mori plagë fatale me thikë në bark që i prekën organet jetësore.

Policia e Tiranës konfirmoi pak më parë se 49 vjeçari Kreshnik Cara i cili u plagos me mjet prerës, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Ngjarja ndodhi sonte në rrugën “Marko Boçari” në afërsi të Liqenit Artificial, pranë shkollës së mesme të përgjithshme Sami Frashëri.

I vrarë në këtë ngjarje ka mbetur 49 vjeçari nga Tirana, Kreshnik Cara. Autor i dyshuar i vrasjes me thikë është Toni Nake, 50 vjeç, edhe ai banor i zonës.

Ngjarja ndodhi në një lokal pranë gjimnazit dhe hetimi sugjeron se autori i dyshuar dhe i plagosuri janë përleshur me njëri-tjetrin.

Policia e Tiranës konfirmoi se arrestoi të dyshuarin, por ekipet e saj e transportuan më pas në urgjencën spitalore për ndihmë mjekësore.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka vrarë me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit