

PËRDITËSIM: Aksidenti në Bulqizë, identifikohet i riu që humbi jetën
Një drejtues mjeti ka humbur jetën pas daljes së automjetit nga rruga në aksin Bulqizë–Krastë. Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim
Bulqizë – Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 11:45 në aksin rrugor Bulqizë–Krastë, raporton noa.al.
Sipas informacionit paraprak, shtetasi A. B., teksa drejtonte automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili më pas ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të aksidentit. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






