Transmetuar më 23-09-2026, 13:34

Është mësuar identiteti i viktimës së aksidentit të rëndë në aksin Bulqizë–Krastë. Automjeti doli nga rruga, ndërsa rrethanat e ngjarjes po hetohen

Bulqizë – Është identifikuar viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Bulqizë–Krastë.

Viktima është Arbër Barhami, i cili humbi jetën pasi automjeti që drejtonte doli nga rruga.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:45, në aksin rrugor Qafë Buall-Krastë në zonën afër Martaneshit.

Sipas informacionit paraprak, Barhami dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili më pas ka dalë nga rruga.

Makina raportohet se ka rënë në humnerë dhe si pasojë e aksidentit, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të aksidentit. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit