Transmetuar më 23-09-2026, 13:05

PËRDITËSIM: Aksidenti në Bulqizë, identifikohet i riu që humbi jetën

BULQIZË — Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin që lidh Qafën e Buallit me Krastën, ku një automjet i llojit fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Nga të dhënat e para nga vendngjarja, dyshohet se si pasojë e rënies nga lartësia ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:45. Sipas informacionit paraprak, shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili më pas ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për nxjerrjen e mjetit nga humnera si dhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit