Transmetuar më 14-09-2026, 11:43

Policia e Shtetit lëshoi një njoftim sot ku deklaron se ka arrestuar aktivistin 47 vjeçar Mand Jatagani, nën akuzën se shpërndau alarm fals për terrorizëm në shkollën ‘Emin Duraku’.

Arrestimi erdhi pak minuta pasi ai bëri dy dalje në Facebook për të denoncuar nisjen e shkollës në shkolla që për rikonstruksionin janë përdorur lëndë të rrezikshme si polisteroli, në vende të zhvilluara, i ndaluar për përdorim.

Jatagani denoncoi në dy daljet e tij se rindërtimi i shkollave me këto lëndë, është praktikisht terrorizëm siç tha ai sepse rrezikohen fëmijët dhe stafet shkollore.

Policia e Shtetit e pa ndryshe këtë aspekt. Ajo tha se 47-vjeçari është arrestuar pasi dyshohet se dha një alarm të rremë për terrorizëm dhe prani të lëndëve të rrezikshme në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë.

Sipas Policisë së Shtetit, rreth orës 06:30 të datës 14 shtator, Jatagani telefonoi Policinë e Tiranës, duke pretenduar se në shkollë kishte rrezik për terrorizëm dhe lëndë të shkatërrimit në masë.

Pas telefonatës, në shkollën e sinjalizuar shkuan shërbimet e Policisë, Njësia Antieksploziv dhe Njësia Antiterror, të cilat kryen kontrollet e nevojshme.

Nga verifikimet rezultoi se informacioni ishte i rremë dhe se në shkollë nuk kishte lëndë të rrezikshme.

Hetimet e mëtejshme kanë zbuluar se 47-vjeçari dyshohet se të njëjtin informacion e kishte shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

Jatagani është arrestuar për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit