Transmetuar më 13-09-2026, 12:28

Përditësim: Kush është burri që trembi kushërinjtë e tij me fishekë në derë dhe mesazhin drithërues. Emri

Kërcënimet dyshohet se përfshinin edhe familjarët e kushëririt. Në banesën e 56-vjeçarit u gjetën municion, veshje të përdorura gjatë ngjarjes dhe një telefon celular

Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi dyshohet se ka kërcënuar kushëririn e tij dhe familjarët e këtij të fundit, duke i kërkuar shumën prej 300 mijë eurosh.

Rasti u zbulua pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. M., i cili kishte gjetur në portën e banesës së tij, në fshatin Gërdec, një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese.

Sipas të dhënave, në mesazhin kërcënues i kërkohej të dorëzonte 300 mijë euro, ndërsa kërcënimet përfshinin edhe familjarët e tij.

Pas hetimeve u identifikua dhe u arrestua A. M., 56 vjeç, banues në Vorë, kushëri i kallëzuesit.

Gjatë kontrollit të banesës së 56-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan municion luftarak, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes dhe një telefon celular.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.

Ndaj 56-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, shpërthyese dhe municionit”. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit