Transmetuar më 13-09-2026, 12:36

I dyshuari është Ardian Muka, 56 vjeç. Sipas hetimeve, kushëririt të tij iu la në portë një fishek dhe një letër kërcënuese, ndërsa kërkohej shuma prej 300 mijë eurosh

Tiranë – Detaje të reja janë mësuar për ngjarjen e zbuluar në Vorë, ku një 56-vjeçar dyshohet se kërcënoi kushëririn e tij dhe familjarët e këtij të fundit, duke i kërkuar 300 mijë euro.

I arrestuari është Ardian Muka, 56 vjeç, banues në Vorë, raporton noa.al.

Sipas të dhënave, kushëriri i tij, E. M., kishte gjetur në portën e banesës në fshatin Gërdec një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese. Nëpërmjet mesazhit i kërkohej të dorëzonte shumën prej 300 mijë eurosh, ndërsa kërcënimet dyshohet se drejtoheshin edhe ndaj familjarëve të tij.

Pas hetimeve, dyshimet u përqendruan te Ardian Muka, i cili u arrestua.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën municion luftarak, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes dhe një telefon celular.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në kërcënimin ndaj familjes.

56-vjeçari po hetohet për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, shpërthyese dhe municionit”. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit