Transmetuar më 09-09-2026, 22:16

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar konsumatorët për tërheqjen nga tregu të një produkti sallami “Galbanetto”, pas evidentimit të mundësisë për praninë e një trupi të huaj në produkt. Rasti është klasifikuar si risk serioz për shëndetin.

Njoftimi është përcjellë përmes Sistemit të Shpejtë të Alarmit për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), pas një kontrolli zyrtar të kryer në Itali. Autoritetet shqiptare janë përfshirë në ndjekjen e rastit dhe në marrjen e masave përkatëse.

Produkti i prekur është:

Emri: “Salame Galbanetto G230 c.a” Data e skadencës: 23 tetor 2026 Vendi i origjinës: Itali Operatori paketues/eksportues: “Conad” Importues në Shqipëri: “Conad Albania”

Apeli i AKU-së

AKU u bën thirrje konsumatorëve që të mos e konsumojnë produktin nëse e kanë blerë dhe e kanë ende në posedim. Produkti duhet të kthehet pranë pikës së shitjes.

Autoriteti vijon verifikimet dhe masat përkatëse për të garantuar sigurinë ushqimore në tregun shqiptar.

Kujdes: Nëse e keni këtë produkt në shtëpi, kontrolloni emërtimin dhe datën e skadencës përpara konsumimit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit