Transmetuar më 09-09-2026, 14:01

Përditësim: AKU del bllof me alarmin për produktin e Conad, ja si qëndron e vërteta

Tiranë – Alarm për sigurinë ushqimore te Conad, zbulohet trup i huaj në sallamin “Galbanetto”, raporton noa.al duke cituar një komunikatë që lëshoi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Bëhet fjalë për produktin “SALAME GALBANETTO G230 c.a.”, për të cilin autoritetet italiane kanë ngritur alarmin përmes sistemit europian të njoftimit të shpejtë për ushqimet dhe ushqimin për kafshë, RASFF.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, produkti është importuar dhe tregtuar në Shqipëri përmes Conad Albania.

Noa.al kërkoi një prononcim nga kompania EHW që kontrollon pjesën më të madhe të rrjetit Conad në Shqipëri dhe mori përgjigjen që gjeni këtu.

Njoftim paraprak për konsumatorin nga AKU 

Në vijim të njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF (Rapid Alert System for Food and Feed) Njoftim informues për ndjekje të kategorisë Alert me temë: “Prani trupit të huaj në sallam”, njoftuar nga Italia, duke përbërë risk serioz për shëndetin, për të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje.

Të dhënat e produktit:

Numri i referencës: 12364615

Referenca: 2026.7652

Lloji i produktit: Ushqim

Kategoria e produktit: mish dhe nënprodukte

Emri i produktit: SALAME GALBANETTO G230 c.a (sallam Galbanetto)

LOT: L.264173

Datë skadence: 23/10/2026

Arsyeja e njoftimit: Kontroll zyrtar

Shteti njoftues: Italia

Niveli i Riskut: serioz

Lloji i operatorit paketues dhe eksportues: Conad

Lloji i operatorit importues: Conad Albania

AKU i bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë dhe e kanë gjendje këtë produkt, ta kthejnë pranë pikave të shitjes.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit