Transmetuar më 21-08-2026, 09:26

PËRDITËSIM: Identifikohet i riu që humbi jetën në Durrës, policia në kërkim të shoferit pas aksidentit fatal

Ngjarja ndodhi herët në mëngjes në aksin Shkozet-Shijak. Policia po kërkon drejtuesin e automjetit, i cili u largua pas aksidentit

DURRËS – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin “Shkozet-Shijak”, në zonën e Rrashbullit, ku një 32-vjeçar që po lëvizte me biçikletë ka humbur jetën.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15, kur një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin me iniciale V. H., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë pas aksidentit, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Foto arkiv

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit