Transmetuar më 21-08-2026, 09:33

Vasil Hasani po lëvizte me biçikletë kur u përplas për vdekje në aksin Shkozet-Shijak. Drejtuesi i automjetit u largua nga vendngjarja dhe po kërkohet nga policia

DURRËS – Është identifikuar 32-vjeçari që humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në zonën e Rrashbullit.

Viktima është Vasil Hasani, i cili po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një automjet ende i paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:15. Përplasja rezultoi fatale për 32-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar, por është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e shoferit, ndërsa po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë dhe të dhëna të tjera që mund të ndihmojnë në përcaktimin e automjetit të përfshirë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit