Transmetuar më 17-08-2026, 21:16

PËRDITËSIM: Djegia e katër të rinjve në Himarë, dyshohet nga benzina duke riparuar një skaf. Emrat

Katër persona kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit gjatë një incidenti në Porto Palermo, Himarë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 19:20, katër shtetas janë paraqitur në Qendrën Shëndetësore të Himarës për të marrë ndihmë mjekësore.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se incidenti ka ndodhur gjatë riparimit të motorit të një skafi. Katër personat, XH.I., 40 vjeç, A.O., 38 vjeç, M.M., 25 vjeç dhe A.D., 18 vjeç, dyshohet se kanë pësuar djegie pasi kanë rënë në kontakt me benzinë.

Për shkak të gjendjes së tyre, të dëmtuarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku do të marrin ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të incidentit dhe mënyrën se si ndodhi ngjarja.

Hetimet vijojnë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit