

Policia e Vlorës tha sonte se djegia në shkallë të ndryshme e katër personave në Himarë dyshohet se erdhi pas kontaktit me benzinën gjatë riparimit të një skafi.
Aleks Doda, 18 vjeç, Mateo Merdanaj, 25 vjeç, Ardinand Qaziu 38 vjeç dhe Xhemal Ismailaj, 40 vjeç, janë personat që u dërgua në gjendje serioze në spitalin e Vlorës.
Ishte ora 19:20 e mbrëmjes së sotme kur në Qendrën Shëndetësore Himarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore 4 shtetasit që u konstatuan me djegie në pjesë të ndryshme të trupit.
"Nga verifikimet paraprake dyshohet se, gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, katër të rinjtë kanë pësuar djegie, si pasojë e rënies në kontakt me lëndën djegëse benzinë", tha policia.
Për shkak të gjendjes së tyre serioze, të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






