

Përditësim: Aksidenti në Durrës, humb jetën burri i plagosur. Emri
DURRËS — Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në zonën e Plazhit në Durrës, ku një automjet taksi ka përplasur një këmbësor ndërsa ky i fundit po lëvizte në trotuar.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, për shkaqe ende të paqarta, mjeti ka devijuar duke goditur kalimtarin.
Policia tha se rreth orës 10:30, në lagjen 13, shtetasi A. T., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç.
Shtetasi F. D. është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






