Transmetuar më 17-08-2026, 12:47

Burri që u përplas sot në vijat e bardha pranë trotuarit në Durrës ka ndërruar jetë, raporton noa.al.

Policia tha se shtetasi Fejzi Dine, 66 vjeç, i cili u përplas nga një automjet në lagjen 13, Durrës, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Plazhit, ku një këmbësor është përplasur nga një taksi teksa po kalonte te vijat e bardha.

“Rreth orës 10:30, në lagjen 13, shtetasi A. T., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin Fejzi Dine, 66 vjeç.

Burri është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore por nuk ia doli dot.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij, tha Policia.

Sakaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit