Transmetuar më 08-08-2026, 16:54

PËRDITËSIM: Zbardhen detaje nga vrasja në Korçë, viktima ishte pjesë e Forcave të Armatosura

KORÇË, 8 gusht 2026 – Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje.

Sipas informacioneve paraprake, ka mbetur i vrarë 20 vjeçari Joan Zuko, ndërsa arma e përdorur dyshohet të jetë kallashnikov.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Informacionet mbeten paraprake, ndërsa priten të dhëna të tjera zyrtare nga Policia për identitetin e viktimës dhe rrethanat e ngjarjes.

PËRDITËSIM: Detaje nga vrasja në Korçë/ Autori e ndoqi viktimën nga pas dhe e vrau brenda një pallati

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit