

Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku një i ri humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri.
Viktima është identifikuar si Johan Zuko, rreth 20 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, i riu ishte pjesë e Forcave të Armatosura.
Zuko dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, ndërsa paraprakisht raportohet se në krim mund të jetë përdorur një kallashnikov.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po vijon kontrollet për kapjen e tij. Në disa zona të Korçës janë ngritur postoblloqe, ndërsa forcat e policisë po kryejnë kontrolle intensive.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e motivit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






