Transmetuar më 22-06-2026, 11:22

Durrës / Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 2 autorët e dyshuar të vrasjes së një 45-vjeçari, në muajin janar 2026, në Shijak

Durrës – Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për shtetasit Indrit Ferra 38 vjeç dhe Dorian Ferra, 36 vjeç (kushërinj), të dy banues në Shijak.

Këta ishin shpallur në kërkim pasi nga hetimet dyshohet se më datë 27 janar 2026, në qytetin e Shijakut, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Denis Çumani 45 vjeç dhe e kanë qëlluar me armë zjarri.

Për shkak të dëmtimeve, 45-vjeçari ka humbur jetën pas disa ditësh, në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Çfarë ndodhi më 27 janar

Në ngjarjen e 27 Janarit, 45 vjeçari mori plagë të rënda të cilat i prekën organet jetësore duke iu nënshtruar fundit fatal.

Denis Çumani u bë viktimë i një konflikti me dy të rinj, kushërinj mes tyre, Dorian Ferra dhe Indrit Ferra.

Dy kushërinjtë, shkuan mbrëmjen e të martës në 22.30 në banesën e Denisit në lagjen Kodër Shijak dhe ushtruan ndaj tij dhunë verbale dhe fizike. Në një moment, një prej tyre nxori armë zjarri dhe e qëlloi duke e lënë të plagosur rëndë.

Lidhur me ngjarjen, policia tha të martën zyrtarisht se "rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve".

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit