Transmetuar më 31-01-2026, 14:48

Ngjarja e Shijakut shndërrohet në vrasje, pasi ka humbur jetën Denis Çumani, 45 vjeçari që u sulmua me armë zjarri në derën e shtëpisë së tij të martën në Shijak.

I ndjeri nuk arriti të mbijetojë dhe u nda nga kjo botë këtë të shtunë, raporton noa.al dule cituat burime zyrtare nga policia.

Në ngjarjen e 27 Janarit, 45 vjeçari mori plagë të rënda të cilat i prekën organet jetësore duke iu nënshtruar fundit fatal.

Denis Çumani u bë viktimë i një konflikti me dy të rinj, kushërinj mes tyre, Dorian Ferra dhe Indrit Ferra.

Dy kushërinjtë, shkuan mbrëmjen e të martës në 22.30 në banesën e Denisit në lagjen Kodër Shijak dhe ushtruan ndaj tij dhunë verbale dhe fizike. Në një moment, një prej tyre nxori armë zjarri dhe e qëlloi duke e lënë të plagosur rëndë.

Lidhur me ngjarjen, policia tha të martën zyrtarisht se "rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve".

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve Indritit dhe Dorianit por deri sot nuk janë gjetur.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Hetimi paraprak sugjeron se dy kushërinjtë u konfliktuan me Denisin, pasi ky i fundit i kishte dërguar mesazhe një vajze e cila ishte e lidhur me një prej dy djemve kushërinj.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit