

Nga një pasion në tjetrin, Sebastjani, tashmë 33 vjeçar, dhjetë vjet më pas godet sërish, duke u bërë viral me videot e tij në Instagram.
I riu të cilin e gjeni të angazhuar te një sallon te zona e ish-Bllokut në Tiranë, ose në Instagram Sebastjan Franky gjen kohë të realizojë dhe disa video të shkurtra, pa fjalë, por me mimika dhe xheste që flasin vetë.
Me doza të forta ironie, tregohen momente klientësh nga më të ndryshmit dhe mënyra si përballet me to.
Sebastiani, berberi i talentuar që bën art me klientët e tij FOTO

Djaloshi i cili pasionin e vet të hershëm, artin e pikturës, kishte arritur të mos e braktiste duke e shkrirë hera-herës edhe me profesionin që ushtron prej vitesh, atë të berberit.

Dhjet vjet më parë Sebastjani arriti të bëjë art me klientët e tij. Ai, jo vetëm bën që klientët e tij të duken të veçantë me modelet e flokëve, por gjithashtu vizaton tek ata personazhet e famshëm. Dhe kërkesat për të bërë diçka të tillë, diçka ndryshe, janë të shpeshta nga të rinjtë.
Sebastjani, ka arritur të bëjë në kokat e klientëve të tij disa personazhe të famshëm si Rihanna, Cristiano Ronaldo dhe shumë të tjerë. Pa lënë mënjanë dhe kërkesa të klientëve për imazhe dhe të politikanëve të ndryshëm shqiptarë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






