Transmetuar më 17-06-2026, 22:59

TIRANË – Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të Komisioneres së BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, e cila është shprehur se qeveria shqiptare ka dhënë garanci për përputhshmërinë e projekteve në zonat e mbrojtura me rregullat në fuqi.

Në reagimin e saj, Partia Demokratike e konsideron këtë deklaratë të bazuar në informacione të pasakta, duke pretenduar se ato janë përcjellë nga kryeministri Edi Rama dhe nuk pasqyrojnë realitetin në vend.

Sipas PD-së, deklarata e Komisioneres “injoron krizën e rëndë” që, sipas saj, po përjeton Shqipëria dhe nuk kontribuon në zgjidhjen e situatës, por përkundrazi e thellon atë.

Në qëndrimin zyrtar, Partia Demokratike thekson gjithashtu mbështetjen për pesë kërkesat e protestuesve, të cilat i konsideron si kushte për një zgjidhje paqësore të krizës.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Lidhur me Deklaratën e Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, zonjës Marta Kos, për krizën e rëndë që po kalon vendi ynë, Partia Demokratike shpreh shqetësimin dhe thekson se ajo është e bazuar në informacionet e rrejshme paraqitur nga miku i saj Edi, dhe jo në realitetin ekzistues në vend.

Ajo deklaratë injoron krizën e rëndë që ka mbërthyer Shqipërinë dhe i shërben Edi Ramës dhe jo zgjidhjes së krizës, përkundrazi e acaron dhe e thellon edhe më shumë.

Partia Demokratike mbështet plotësisht 5 kërkesat e drejta të protestuesve si kushte për zgjidhjen paqësore të krizës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit