Transmetuar më 05-06-2026, 10:34

Dalin emrat e personave të përfshirë në aksidentin tragjik në Sarandë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin “Skerficë-Sarandë”, ku ka humbur jetën një i ri dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:00, automjeti i drejtuar nga shtetasi O. M., rreth 20 vjeç, është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 35 vjeç.

Për pasojë, 20-vjeçari O. M. ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra nga përplasja.

Nga aksidenti janë lënduar gjithashtu drejtuesi i automjetit tjetër, E. B., si dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të, shtetasit D. T., 56 vjeç, dhe A. L., 47 vjeç. Të tre janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit tragjik.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit