Transmetuar më 05-06-2026, 10:47

Dalin emrat e personave të përfshirë në aksidentin tragjik në Sarandë, viktima është 20-vjeçari Orest Mahmutaj nga Lazarati

Janë zbardhur identitetet e personave të përfshirë në aksidentin e rëndë rrugor që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin “Skerficë-Sarandë”, ku humbi jetën një i ri dhe tre persona të tjerë mbetën të plagosur.

Viktima është identifikuar si Orest Mahmutaj, 20 vjeç, banues në Lazarat. I riu nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e fortë mes dy automjeteve dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Në aksident u përfshi edhe automjeti i drejtuar nga Erjon Barjamaj, 37 vjeç, nga Mallakastra. Si pasojë e përplasjes, Barjamaj mbeti i plagosur së bashku me dy pasagjerët që udhëtonin me të. Të tre janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe, sipas burimeve zyrtare, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi rreth orës 07:00 në aksin rrugor “Skerficë-Sarandë”, ndërsa shkaqet e përplasjes mbeten ende nën hetim.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes që i mori jetën 20-vjeçarit nga Lazarati.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit