Transmetuar më 02-06-2026, 10:18

Zbulim tronditës pas aksidentit fatal në Fier, 43-vjeçari Ernis Xhumari dyshohet se u largua me shpejtësi pasi pa patrullën e policisë

Ngjarja që u raportua më herët si aksident rutinë, pas konfirmimeve zyrtare doli se ishte një ngjarje që precipitoi në vdekje në aksident të burrit që u përfshi.

Ernis Xhumari, 43 vjeç, banor në Tiranë, sipas të dhënave zyrtare që publikoi sot policia lokale, rreth orës 01:45, të datës 2 qershor 2026, bëri një sjellje të paqartë me mjetin e tij:

"Punonjësit e sallës operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë, nëpërmjet kamerave të sigurisë, kanë konstatuar përpara Komisariatit, një automjet tip “Mercedes-Benz”, duke kryer manovra të çrregullta, dhe më pas drejtuesi i automjetit ka dalë nga automjeti duke bërtitur para Komisariatit, veprim të cilin e ka përsëritur disa herë".

Ajo që ndodhi më pas rezultoi fatale. Ja çfarë deklaron policia:

"Në këto kushte, salla operative ka njoftuar Patrullën e Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet, për t’u afruar në Komisariat, me qëllim verifikimin e drejtuesit të automjetit dhe arsyen e sjelljeve të tij.

Drejtuesi i automjetit, sapo ka parë Patrullën e Përgjithshme që vinte drejt Komisariatit, është larguar me shpejtësi të madhe dhe pas disa minutash dyshohet se për shkak të shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga ana e drejtuesit, automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” dhe është përmbysur.

Si pasojë, drejtuesi i automjetit, shtetasi Ernis Xhumari, 43 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur jetën".

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit