Transmetuar më 02-06-2026, 08:31

LUSHNJË – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lushnjës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:30, te rrethrrotullimi i njohur si "Rrethrrotullimi i Plasmasit".

Viktima e këtij aksidenti është identifikuar si shtetasi Ernis Xhumari, 43 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Vogël.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe pamjeve filmike, goditja ka qenë jashtëzakonisht e fortë. Automjeti që drejtohej nga 43-vjeçari ka dalë nga rruga, duke u përplasur fillimisht me ishullin e trafikut (rrethrrotullimin) dhe më pas është përmbysur, duke u shkatërruar plotësisht.

Sipas informacioneve paraprake nga terreni, si pasojë e plagëve të rënda të marra, drejtuesi i mjeteve ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje, përpara se t’i jeplej ndihma e parë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor. Nga hetimet e para, dyshohet se shkak kryesor për këtë aksident fatal të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara, e cila ka bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin mbi mjetin.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit