

TIRANË – Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita, ka nisur një valë ndryshimesh në strukturat drejtuese të policisë në nivel qarku, në kuadër të riorganizimit të institucionit.
Sipas burimeve zyrtare, deri më tani kanë dhënë dorëheqjen drejtori i Policisë në Lezhë, Islor Islami, dhe drejtori në Kukës, Loard Sallaku. Ndërkohë, pritet që procesi të vijojë edhe me drejtues të tjerë në qarqe të ndryshme të vendit.
Burime bëjnë me dije se drejtuesit në Berat dhe Dibër janë ndër më të përfolurit për dorëheqje, megjithëse nuk përjashtohen lëvizje edhe në qarqe të tjera.
Në vijim të këtyre ndryshimeve, Skënder Hita pritet të emërojë drejtues të rinj, me synimin për të krijuar një ekip të ri drejtues në krye të Policia e Shtetit.
Ndër emërimet e para është ai i Erjon Ahmeti në krye të Policisë në Fier. Paralelisht, janë kryer edhe një sërë ndryshimesh në nivele të tjera drejtuese.
Besmir Dervishi është transferuar nga posti i nëndrejtorit të Policisë në Tiranë në detyrën e shefit të Krimeve në Kukës, ndërsa Oliger Torba është emëruar nëndrejtor për Hetimin e Krimit në Policinë e Tiranë.
Po ashtu, Andi Banushi është caktuar zëvendësdrejtor në Policinë e Elbasan, duke zëvendësuar Krenar Guçe, i cili është transferuar si shef i rendit në Përmet.
Ndërkohë, Dritan Muça është emëruar zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Vlorë, Dritan Malaj në të njëjtin post në Berat, ndërsa Petrit Halo është caktuar zëvendësdrejtor për Krimet në Shkodër.
Sipas burimeve, vetëm gjatë ditës së mërkurë janë firmosur rreth 40 lëvizje në strukturat e policisë, përfshirë edhe në nivel shefash komisariatesh, ndërsa pritet që riorganizimi të vijojë në ditët në vijim.
Hitaj firmos 40 ndryshime në strukturat drejtuese të policisë
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






