Transmetuar më 23-04-2026, 11:45

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka firmosur një valë të gjerë ndryshimesh në strukturat drejtuese, duke prekur dhjetëra pozicione në disa qarqe të vendit.

Besmir Dervishi është larguar nga Tirana si zëvendësës drejtor dhe është emëruar shef i krimeve në Kukës.

Në vend të tij është vendosur Oliger Torba, i cili deri tani ka qënë zëvendësdrejtor policie në Fier.

Sipas burimeve, Andi Banushi është emëruar zëvendësdrejtor në Policinë e Elbasanit, duke zëvendësuar Krenar Guçen, i cili është transferuar në detyrën e shefit të rendit në Përmet.

Ndërkohë, Alfred Cenaj është emëruar shef i Komisariatit nr. 2, ndërsa Gerald Toska ka marrë drejtimin e Komisariatit të Fierit.

Alban Dautaj u bë drejtor i Forcës Operacionale pasi deri tani ishte drejtori i Antiterrorit. Vendin e tij e ka zënë nga sot Edmond Sulaj.

Shefi i komisariatit nr. 2 në Tiranë Ermal Kënaçi është larguar gjithashtu. Aj është transferuar në Kukës.

Ndryshime janë bërë edhe në strukturat e hetimit të krimit, ku Dritan Muça është caktuar zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Vlorë, ndërsa Dritan Malaj në të njëjtin post në Berat.

Oficeri i karrierës Islor Islami, i cili një ditë më parë dha dorëheqjen nga drejtimi i Policisë së Lezhës, është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si shef sektori në mbështetjen hetimore të krimit të organizuar.

Gentian Ndoj, i cili ishte Drejtor për Hetimit e Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme është transferuar në Dibër.

Po ashtu, Erdit Rreçeku është emëruar shef komisariati në Peqin, vendim i marrë pak ditë pas shkarkimit të zinxhirit komandues në këtë komisariat.

Vetëm gjatë së mërkurës, janë firmosur rreth 40 ndryshime në radhët e Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit