

Një i ri malazez i ka marrë jetën tre djemve me të cilët punonte në ndërtim, dy prej të cilëve u identifikuan të ishin shqiptarët Denis dhe Nezir Hoti, ndërsa një i tretë rezultoi të ishte 56 vjeçari Kenan Miraljemović. Që të gjithë jetonin me qira pranë zonës ku ndodhi krimi.
Vehad Muriç, 25 vjeç, shtetas malazez akuzohet se vrau tre shokët, me të cilët ishte në Podgoricë dhe punonte në një kantier ndërtimi. Ai përdori një thikë për tu marrë jetën.
Pas krimit ai mori arratinë, por minutat e fundit u bë një tjetër zbulim nga mediat malazeze. Ata njoftuan se i dyshuari, menjëherë pas krimit, ka shkuar në qytetin e tij të lindjes ku dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij në shtëpinë e familjes.
Familja e ka raportuar rastin në polici dhe krimi është raportua në Podgoricë, thanë mediat e Malit të Zi.
Midis të vrarëve ishin vëllezërit, Denis Hoti (28) Nezrin Hoti (27) dhe Kenan Miraljemović, 56 vjeç.
Dalin fotot, kush është i riu që vrau 3 shqiptarë në vendin fqinjë
Policia tha se janë vënë në dispozicion të gjitha burimet e mundshme për ta gjetur dhe arrestuar autorin e dyshuar.



Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






