

Podgoricë – Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur zonën e Stari Aerodrom në Podgoricë, ku tre persona janë gjetur të pajetë brenda një banese të marrë me qira.
Sipas autoriteteve, dy prej viktimave janë identifikuar si Denis Hoti dhe Nezrin Hoti, ndërsa identiteti i viktimës së tretë nuk është bërë ende publik.
Policia ka shpallur në kërkim Vehad Muriç, i dyshuar si autor i ngjarjes. Forca të shumta janë angazhuar për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa autoritetet kanë publikuar edhe foton e të dyshuarit.
Dyshohet se krimi ka ndodhur gjatë natës dhe se është përdorur mjet prerës. Hetimet paraprake sugjerojnë se viktimat dhe i dyshuari njiheshin me njëri-tjetrin dhe punonin në sektorin e ndërtimit në Podgoricë, ndërsa pista kryesore mbetet ajo e një konflikti për motive personale.
Pas ngjarjes, i dyshuari mendohet se është larguar drejt Rozhajës, ku sipas raportimeve ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në banesën familjare.
Rasti është zbuluar pas njoftimit të familjarëve, çka ka çuar në ndërhyrjen e policisë dhe nisjen e hetimeve intensive.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë duke dhënë çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e të dyshuarit, ndërsa kërkohet kujdes maksimal në rast përballjeje me të. Vijesti
Drejtoria e Policisë ka publikuar fotografi të Vehad Murić (25) – i dyshuar për një vrasje të trefishtë në lagjen Stari Aerodrom të Podgoricës.



Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






