

Njësia më e lartë komanduese operative e Iranit ka paralajmëruar për hakmarrje nëse infrastruktura e karburantit dhe energjisë së vendit sulmohet nga agresioni amerikano-izraelit
Teheran – Irani paralajmëroi të dielën në mëngjes se çdo sulm ndaj objekteve të tij energjetike do të shkaktonte sulme ndaj aseteve energjetike dhe infrastrukturore të SHBA-së dhe Izraelit në rajon, sipas një deklarate të publikuar nga media shtetërore e Iranit dhe mediat gjysmëzyrtare, duke cituar një zëdhënës ushtarak iranian.
“Nëse infrastruktura e karburantit dhe energjisë e Iranit sulmohet nga armiku, e gjithë infrastruktura e energjisë, si dhe impiantet e teknologjisë së informacionit (IT) dhe të desalinizimit të ujit, që i përkasin SHBA-së dhe entitetit izraelit në rajon, do të jenë në shënjestër në përputhje me paralajmërimet e mëparshme”, tha zëdhënësi i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, nënkolonel Ebrahim Zolfaqari.
Kërcënimi erdhi pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi të godiste termocentralet iraniane nëse Irani nuk e rihapte plotësisht Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orësh.
Që nga 28 shkurti, kur SHBA-të dhe Izraeli nisën sulmin Irani ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit për anijet cisternë të naftës dhe gazit të lidhura me këto dy vende dhe ata që bashkëpunojnë me to.
Ndërprerja e trafikut të cisternave në rrugën ujore, që shtrihet midis Gjirit Persik dhe Detit të Omanit, ka shkaktuar një rritje të madhe të çmimeve të energjisë.
Foto: AP
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






