Transmetuar më 02-03-2026, 16:26

Jet Bank mori pjesë në edicionin e dytë të forumit kombëtar “Fit for the Future with AI”, organizuar nga Vodafone Albania, duke konfirmuar ambicien e saj për të qenë një nga institucionet e para financiare në vend që e kthen Inteligjencën Artificiale nga koncept në produktivitet real.

Në panelin “Ekosistemi i IA në Ekonomi & Inovacion”, Drejtoresha Ekzekutive e Jet Bank, Fatbardha Rino, theksoi se për një bankë 100% dixhitale, AI nuk është thjesht një trend, por një shtyllë themelore për mënyrën se si ndërtohen shërbimet, si kontrollohen proceset e riskut, pastrimit të parave, identifikimit të klientëve, sigurisë së të dhënave përballë mashtrimeve apo krimeve të tjera financiare.

“Në një kohë të shpejtë pas linçencimit, ne do të futemi në fazë testimi, ku aplikacionin tonë do ta bëjmë publik për një grup të përzgjedhur miqsh & familjarësh, për të marrë përshtypjet e tyre të para. Pas kësaj dhe në varësi të rezultateve, do të vendosim momentin e hyrjes në treg me portofolin tonë të produkteve,” – tha Rino.

Ajo sqaroi se portofoli do të zhvillohet me faza të ndryshme, duke u përshtatur gradualisht me nevojat reale të përdoruesve.

Pjesëmarrja në këtë forum konfirmon se Jet Bank e sheh transformimin teknologjik si një moment kur infrastruktura dixhitale dhe besimi po konsiderohen kapitale strategjike kombëtare dhe banka si një aktor që ndërton mbi këto themele për të sjellë modele të reja bankimi: më të shpejta, më inteligjente dhe të dizajnuara për një ekonomi që po lëviz me shpejtësinë inteligjencës artificiale.

English version

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit