

Rokada surprizë e Ramës, ministrat që ikin e vijnë
Kryeministri Edi Rama ka bërë mbrëmjen e sotme ndryshime në kabinetin e tij qeveritar. Lëvizjet përfshijnë disa prej posteve më të rëndësishme, mes tyre Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ndryshimet në Qeveri:
Belinda Balluku largohet nga detyra; në vend të saj emërohet Albana Koçiu.
Besfort Lamallari emërohet ministër i Brendshëm, duke zëvendësuar Albana Koçiun.
Toni Gogu merr detyrën e ministrit të Drejtësisë, në vend të Besfort Lamallarit.
Ferit Hoxha emërohet ministër i Jashtëm; nga detyra largohet Elisa Spiropali.
Enea Karakafi emërohet ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, duke zëvendësuar Belinda Ballukun.
Ermal Nufi merr postin e ministrit të Mbrojtjes; largohet Pirro Vengu.
Eriona Ismaili emërohet ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Toni Gogun.
Ndryshimet pritet të formalizohen sipas procedurave kushtetuese dhe të hyjnë në fuqi pas dekretimit përkatës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






