Transmetuar më 26-02-2026, 20:21

Kryeministri Edi Rama ka shpallur sonte ndryshime të mëdha në qeveri.

Përfundimisht është larguar nga qeveria Belinda Balluku.

Albana Koçiu shkarkohet nga detyra e ministres së Brendshme dhe emërohet zëvendëskryeministre.

Besfort Lamallari ikën nga ministër i Drejtësisë dhe emërohet ministër i Brendshëm në vend të Albana Koçiut.

Ministër i Drejtësisë emërohet Toni Gogu.

Elisa Spiropali shkarkohet nga ministre e Jashtme. Në vend të saj emërohet Ferit Hoxha, ish ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe BE.

Është shkarkuar edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu. Është emëruar në vend të tij Ermal Nufi.

Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ajo zëvendëson Toni Gogun që u bë ministër i Drejtësisë.

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, emërohet Enea Karakaçi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit