

Faqja austriake e lajmeve exxtra24.at ka fshirë orët e fundit artikullin e publikuar dje për Belinda Ballukun ku ndalej në një video të nxehtë që sipas saj qarkullon dhe ka detaje të forta kompromentuese.
Artikulli mbante autorësinë e kryeredaktorit të këtij webi informativ, Rafael Haslauer.
Faqja është pjesë e mediave dixhitale të kompanisë Star Troopers Digital GmbH në Austri, sipas seksionit Impressum të publikuar nga exxtra24.at.
Është e paqartë përse kjo media e ka fshirë artikullin e publikuar ditën e djeshme, i cili i indeksuar në Google, mori jehonë dhe në median shqiptare. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






