Transmetuar më 21-02-2026, 15:48

Ka marrë një drejtim tjetër hetimi për ngjarjen e ndodhur dje në Tiranë ku sikirse raportoi Policia, një i ri i dha fund jetës me armë zjarri.

Hetimet e reja zbuluan se vetëvrasja e të ndjerit ka ndodhur në shtëpinë e një shoku të tij dhe pas ngjarjes, ai është larguar në drejtim të paditur.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, sot, në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për vetëplagosjen e shtetasit A. M., 27 vjeç, i cili humbi jetën në spital, doli me këtë informacion të ri:

"Bëjmë me dije se gjatë kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore (këqyrja e kamerave, marrja e deklarimeve) rezultoi se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit K. H, shok me shtetasin A. M., që i dha fund jetës.

Kanë qenë familjarët ata që kanë mësuar për ngjarjen e rëndë dhe kanë rendur te banesa ku ndodhi dhe e kanë dërguar me të shpejtë në spital, por pa i a dalë dot.

Hetimet sugjerojnë se i riu e kreu aktin e vetëvrasjes në kushte të rënduara psikologjike për shkak të gjendjes financiare.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. H., pasi dyshohet se ka qenë prezent gjatë ngjarjes.

Punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen edhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit