

Vdekje tronditëse e një djali në moshë të re në Tiranë, i përfshirë nga plagë fatale me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 19:55, tek zona e Rruga Ura në periferi të kryeqytetit, raporton noa.al.
Policia tha se është dërguar për mjekim në spital, shtetasi A. M., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij, tek Rruga Ura.
Si pasojë shtetasi A. M, ka ndërruar jetë.
Është e paqartë përse i riu i ka dhënë fund jetës në këtë mënyrë.
Grupi hetimor tha se është duke vazhduar punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






