Transmetuar më 20-02-2026, 19:08

Përditësimi i fundit: 22.24

Deklararë nga Ministrja e Brendshme Albana Koçiu:

"Sot kryeqyteti u nda në dy realitete që nuk kanë asgjë të përbashkët. Nga njëra anë, përulësia e besimtarëve që kërkojnë paqe; nga ana tjetër, banda e çadrave dhe e molotovit që me maska në fytyrë nxisin dhunë. Ndërkohë që dëgjohet lutja, ulërijnë britmat për shkatërrim.

Është një kontrast që të lë pa fjalë: Lutja përballë mallkimit. Qytetaria përballë vandalizmit.

Përballë kësaj marrëzie që djeg qytetin për hallin e karriges së një njeriu, duke u kërkuar ndjesë besimtarëve që ishin aty në ritualin e lutjeve e u përballën me situatën e gazit lotsjellës, mbetet të themi vetëm një fjali:

Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë!"

22.10

Partia Demokratike deklaroi sonte se janë 40 qytetarë të ndaluar nga punonjësit e policisë dhe disa të tjerë të lënduar.

Nga ana tjetër Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media, ndryshe nga protestat e kaluara. Ajo as nuk raportoi për policë të lënduar.

21.40

Mbyllet protesta. Sali Berisha del para mediave nga selia e PD, deklaratë për publikun:

Berisha: Mirënjohje të pakufishme të gjithëve ju që sot më 20 shkurt përsëritët në një formë apo tjetër 20 shkurtin e 1991. Ju u përballët dhëmbë për dhëmbë me falangat e krimit që përdorën mjete të paligjshme. Sot, përshkallëzimi i Edi Ramës kundër opozitës ishte i paprecedentë. Kriminelë me uniformë kanë hedhur bomba tymuese dhe gazi në territorin e godinës së Partisë Demokratike. Sot Edi Rama ka sulmuar selinë e PD si një hakmarrje ndaj protestuesve paqësorë. I jap fjalën e nderit se në rast se do të sulmojë këtë seli, gjumë nuk do të gjejë. Është mundim i madh për ne të përmbajmë qytetarët kundër këtij pushteti.

Kryengritja jonë paqësore nuk do të ndalet, tha Berisha. Koha e qeverisë ka marrë fund. Ju prisni tani aktin e fundit që do të jetë kombëtar dhe më i fuqishmi që ka njohur ndonjëherë Shqipëria, tha Berisha duke nënkuptuar kështu mbylljen zyrtarisht të protestës për sonte.

Deklaratë tjetër nga Berisha: Këta që qëllojnë mbi protestuesit paqësorë do të përballen me ndëshkimin e merituar!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një tjetër prononcimi për media paralajmëroi se protesta e opozitës nuk mbyllet dhe se ata që qëllojnë mbi protestuesit paqësorë do përballen me ndëshkimin e merituar.

PRONONCIMI I PLOTË:

Këta po tejkalojnë çdo vijë të kuqe dhe i garantoj se do marrin ndëshkim shembullor për këto qëndrime që mbajnë…

Zoti Berisha, do të vazhdojë protesta, apo mbyllet këtu?

Sali Berisha: Jo, nuk mbyllet këtu protesta.

Po si do vazhdojë?

Sali Berisha: Vazhdon protesta. Do vazhdojë dhe të jeni të sigurt se kjo protestë shënon një stad krejt tjetër të protestave tona.

Ju e shihni se çfarë vullneti i hekurt është, dhe këta që kanë bërë këto veprime, këta që gjuajnë protestuesit, këta do përballen me ndëshkimin e merituar.

21:31 PD denoncon hedhje gazi lotsjellës në selinë e saj. Video:

21:29

Deri në këto momente nuk ka asnjë raport të policisë së shtetit dhe as ministrisë së Brendshme për policë të lënduar.

21:28

Policia është duke përdorur fishekë tymues dhe gaz lotsjellës me pushkë Shotgun, deklaron ish kryepolici Premçi, aktualisht deputet i PD. Ai tha se këto dhe makinat e Posaçme të blinduara janë mjete të sofistikuara të blera nga qeveria në Izrael.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Sasi të mëdha gazi lotsjellës janë hedhur në oborrin, mjediset dhe deri te zyrat e drejtuesve të Partisë Demokratike, forca kryesore e opozitës, pak minuta pas protestës kombëtare të 20 shkurtit, e organizuar në bashkëpunim me një grup intelektualësh të pavarur, nën siglën e Forumit të Dialogut Qytetar, në përkujtim të rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha dhe revoltës për skandalet korruptive të qeverisë Rama.

Forcat e Policisë kanë sulmuar selinë e forcës kryesore të opozitës pas një proteste paqësore, e disata në dy muajt e fundit, duke sjellë kaos, të lënduar dhe të plagosur.

Gazi lotsjellës ka ndikuar dhe ndërprerë dhe faljen e besimtarëve myslimanë të cilët janë në ditën e të tretë të muajit të Ramazanit.

Raportohen disa të plagosur në anën e protestuesve, një akt i paralajmëruar nga deklarata e policisë sot, e cila shmangu përgjegjësinë duke thënë se nuk e garantonte protestën e sotme, duke shpërfillur kështu një prerogativë kushtetuese.

Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e përdorur nga narkopolicia, plagosjet me plumba gome, përdorimin e gazit lotsjellës dhe mosrepektimin e së drejtës kushteteuse për protestë.

Partia Demokratike mban përgjegjës direkt drejtorin e Policisë të lidhur me bandat kriminale, ministren e Brendshme dhe Kryeministrin Rama, urdhri i të cilit qëndron pas kësaj dhune të pashembullt policore dhe politike.

21:21

Deklaratë nga Ministrja e Brendshme Albana Koçiu:

Po e shohim përsëri. E njëjta shfaqje e shëmtuar, e njëjta skenografi e vjetër me tym e me flakë, që vjen nga bodrumet e një politike në agoni. Një tjetër “revolucion” me pagesë, ku molotovi zëvendëson fjalën dhe maska fsheh turpin.

Le ta themi troç, pa asnjë dorashkë: Një kauzë e drejtë nuk ka nevojë për maska dhe as për molotovë.

Kush ka të drejtë, ka mbështetjen e popullit, jo bandën e huliganëve me pagesë. Kush ka ide, ka votën. Por kur kutia e votës të është kthyer në në makthin tënd më të madh që prej dy dekadash, atëherë e vetmja rrugë është dhuna si streha e fundit e paaftësisë.

Të thërrasësh shqiptarët të bëhen mish për top për marrëzinë tënde personale, ndërkohë që ata ta kanë dhënë përgjigjen me votë rresht për 20 vite, është kulmi i pafytyrësisë politike.

Ata thonë se kjo është një protestë qytetare? Cili qytetar i këtij vendi do të shihte qytetin e tij të digjej? Të djegësh institucionet nuk është politikë, është vandalizëm. Të godasësh Policinë e Shtetit nuk është trimëri, është krim.

Kjo nuk është një protestë kundër qeverisë. Kjo është një protestë kundër Shqipërisë që punon, kundër stabilitetit, kundër sigurisë së çdo familjeje dhe kundër imazhit të një vendi që sot respektohet në çdo tryezë ndërkombëtare.

Ky nuk është opozitarizëm, ky është sabotim kombëtar nga ata që Shqipërinë e duan vetëm nëse mund ta kenë si pronë private, përndryshe duan ta shohin në flakë.

Dhe nesër, kur të dilni për të përgënjeshtruar turpin tuaj të sotëm e për t’ua shitur shqiptarëve dhunën si “ndjenjë lirie”, mendohuni mirë. Mendohuni dy herë, sepse Shqipëria nuk është më as ajo e 97-ës dhe as ajo e rrëmujës suaj mendore.

21:16

Protesta nuk është mbyllur. Ajo vazhdon me një numër më të vogël njerëzish që po prihen nga deputeti demokrat Flamur Noka.

Flamur Noka: E gjitha kjo që patë ju është një përpëlitje e narkoregjimit i cili është gjunjëzuar dhe fundin janë duke e nuhatur. Asgjë nuk e ndalon revoltën qytetare derisa banda hajdute të pranojë rënien.

Boçi: Protesta nuk ka përfunduar

Ashtu si Berisha më herët, edhe deputeti demokrat Luçiano Boçi tha para pak çastesh se protesta nuk ka përfunduar. Megjithatë as ai nuk dha hollësi se çfarë po ndodh.

Në këto momente kemi një situatë të paqartë. Zyrtarisht nuk ka dalë as Berisha dhe as ndonjë zyrtar tjetër që të thotë se protesta ka përfunduar.

Në disa zona të qendrës, përjashtuar rrugën para Parlamentit, ndodhen protestues të pakët.

Forcat e policisë vijojnë të jenë të shumta, kurse momentalisht nuk ka as mjete piroteknike në veprim.

Deklarata e plotë nga Berisha: Këta që qëllojnë mbi protestuesit paqësorë do të përballen me ndëshkimin e merituar

"Këta po tejkalojnë çdo vijë të kuqe dhe i garantoj se do marrin ndëshkim shembullor për këto qëndrime që mbajnë…"

Zoti Berisha, do të vazhdojë protesta, apo mbyllet këtu?

Sali Berisha: Jo, nuk mbyllet këtu protesta.

Po si do vazhdojë?

Sali Berisha: Vazhdon protesta. Do vazhdojë dhe të jeni të sigurt se kjo protestë shënon një stad krejt tjetër të protestave tona.

Ju e shihni se çfarë vullneti i hekurt është, dhe këta që kanë bërë këto veprime, këta që gjuajnë protestuesit, këta do përballen me ndëshkimin e merituar.

20:31

Rëndohet situata në qendër të Tiranës, shtohet intensiteti i hedhjes së shishkave me molotovë nga disa protestues, të cilët janë shpërndarë në mënyrë sporadike.

Policia po reagon duke hedhur më shumë gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Është e paqartë çfarë po ndodh sepse Berisha nuk pranoi të tregojë se si do të procedohet. Megjithatë ai tha se njerëzit janë në betejë dhe se sheshi është fushë betejë e demokratëve.

Situatë e paqartë aktualisht kur ora shënon 20.19, protestuesit janë shpërndarë në drejtime të ndryshme. Disa prej tyre janë në shoqërim të marshimit që po bën Sali Berisha në rrugët qendrore pranë sheshit Skënderbeu.

Shishkat me molotovë po vazhdojnë të hidhen në mënyrë sporadike, por numri i tyre është ndjeshëm më i vogël se në protestën e kaluar të 10 shkurtit, të paktën deri tani.

Protesta ndryshon kurs, Berisha ndalet në marshim: "Do të qëndrojmë në fushë betejë. Tirana është nën pushtetin e kryengritësve paqësorë", tha Berisha. Fjala e tij u ndërpre nga disa shishka molotovë që sapo u hodhën u pasuan nga uji me presion i policisë, disa metra larg kreut demokrat:

"Do qëndrojmë në fushëbetejë

Vendi ynë është në fushëbetejë.

Siç e shihni ju, Tirana është në duart e kryengritësve paqësorë dhe regjimi po struket në strofulla minjsh.

Kanë nxjerrë dhe po përdorin mjete të ndaluara me ligj kundër protestave paqësore.

Por kjo nuk i bën më me shpresë, përkundrazi kjo i bën më të pashpresë".

Çfarë ndodhi pas mbylljes së protestës nga ora 19.35 deri në 20.10

Sapo mbaroi fjala e Berishës nisi një breshëri fishekzjarrësh të shoqëruar me shishka molotovësh. Në çast u kundërpërgjigj policia e cila nisi të hedhë ujë me presion.

Policia kërkoi me megafon që të mos përdoren mjete piroteknike.

Kërkesa nuk mori miratim dhe disa molotovë vijuan të hidhen. Menjëherë pati reagim të shtuar policor, pas ujit me presion nisën të hedhin edhe gaz lotsjellës.

Pjesa para kryeministrisë u boshatis shpejt dhe njerëzit po shpërndahen me ujë me presion nga forcat e shumta policore.

Në precipitim të situatës Sali Berisha u largua nga zona para kryeministrisë dhe me një maskë në fytyrë, po vijon ti bashkohet marshimit të protestuesve në bulevardin Dëshmorët e Kombit, raporton bashkëpunëtori i noa.al që po ndjek nga afër protestën.

Sakaq protestuesit po afrohen sërish në zonën para kryeministrisë, ndërsa policia është duke hedhur sërish ujë me presion dhe gaz lotsjellës duke tentuar të largojë protestuesit.

Në këto momente ka një acarim të situatës sepse policia po hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve që nuk kanë asnjë mjet piroteknik dhe disa po e konsiderojnë provokim dhe po tentojnë të riafrohen para kryeministrisë.

"Edi Rama është i pashpresë", – tha Berisha, ndërsa shtoi se "ata që hedhin ujë e gaz janë Ilirjan Proda dhe Sokol Bizhga, dy kriminelë të klasit më të lartë që do të ndëshkohen", tha Sali Berisha.

Ai aktualisht është duke marshuar me protestuesit dhe duket se po shkojnë drejt selisë së seancave plenare të Parlamentit, raporton gazetari tjetër i noa.al që gjendet tani në monitorim të marshimit demokrat.

Në këto momente nuk ka më mjete piroteknike, madje para kryeministrisë sonte u hodhën shumë më pak shishka molotovësh se herët e kaluara.

Në këto momente Sali Berisha është në krye të protestuesve dhe po marshon drejt institucioneve shtetërore. Ai nuk u ndal te ministria e Infrastrukturës që deri dje drejtohej nga Belinda Balluku, tashmë e pezulluar, por pa vendim shkarkimi nga Rama.

Momentalisht Berisha u ndal te bashkia e Tiranës. Ai tha aty se siç e pastruan bashkinë sipas tij nga Erion Lëviz, ashtu do të pastrohet edhe kryeministria nga Edi Rama.

"Kaluam nga Bashkia. E pastruam Bashkinë. Siç pastruam Bashkinë nga Erion Veliaj, do pastrojmë Kryeministrinë nga hajduti më i madh se Erion Veliaj, nga Edi Rama.

Ata do të ndajnë fatin me njëri-tjetrin. Nuk ka gjë në botë që i shpëton. Dhe, edhe azil politik që po përpiqen të gjejnë, absolutisht nuk do gjejnë kund. Vrimë miu nuk do gjejnë.

Siç tha gazetari i noa.al më lart, Berisha kaloi edhe nga Ministria e Infrastrukturës por nuk u ndal aty. A është betejë e fituar e juaja apo akoma nuk e konsideron? Berisha tha: "Ministria e Infrastrukturës është në kryeministri se ajo është zëvendëskryeministre. Ne nuk protestojmë tek ajo, se në qoftë se ka njerëz të lidhur si mishi me thoin, si mishi me kockën, është Rama me Lubinë.

Sonte ka pasur një diskutim mes demokratëve për të shkuar tek Kuvendi ose jo duke qenë që ka besimtarë që falen duke qenë se është muaji i Ramazanit?.

Sali Berisha nuk mohoi, por tha: "Zoti ua pranoftë agjërimin dhe Ramazanin. Zoti ua pranoftë të gjithë të krishterëve kreshmën. Zoti ua pranoftë të gjithë shqiptarëve protestën. Sakrificë, sakrificë, sakrificë".

Tani ka reaguar deputeti socialist Taulant Balla, i cili ka përdorur gjuhë të rënduar fyese me këtë mesazh:

"Vetëm një i mbaruar politikisht, mendërisht dhe fizikisht si bufi i shqupit mund të godasë flamurin kombëtar, flamurin e BE, policinë e shtetit dhe institucionet e vendit. Turpi nuk është i këtij matufi, por i atyre pak që kanë mbetur dhe i shkojnë mbrapa".

Më poshtë ju sjellim një galeri fotosh nga noa.al më vendngjarje:

***

Partia Demokratike mbajti sot nga ora 18.45 protestën e radhës kombëtare, në bulevardin para Kryeministrisë. Ajo zgjati para kryeministrisë vetëm 45 minuta.

E para e mori fjalën Rajmonda Bulku, aktore e mirënjohur. Ajo kujtoi 20 shkurtin e 35 viteve më parë dhe tha se atëherë, regjimi dukej se ishte i sigurt, por u thye nga protesta e fuqishme kombëtare e udhëhequr nga Partia Demokratike.

Më pas e mori fjalën Ermal Hasimja i cili edhe ai kujtoi 20 shkurtin 1991. Hasimja tha se ishte 5 vjeç atëherë.

Sikurse edhe në protestat e kaluara, deputetë dhe figura të njohura të PD-së do të mbajnë fjalën, ndërsa protesta pritet të mbyllet me fjalimin e kryedemokratit Sali Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit