

Rajmonda Bulku: Të rikthejmë frymën e 20 Shkurtit 1991, ta bëjmë për fëmijët dhe nipërit tanë!
TIRANË – Ka nisur protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike e Shqipërisë, ku mbështetës dhe simpatizantë të saj janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, në Tiranë.
Tubimi u hap me një fjalë përshëndetëse nga aktorja Rajmonda Bulku, e cila në mesazhin e saj iu referua ngjarjeve të 20 shkurtit 1991 dhe lëvizjes studentore të asaj kohe.
“Ju falënderoj që sot doni një fjalë edhe nga unë, të kujtoj atë ditë historike të 20 shkurtit 1991, kur ne ishim të gjithë të bashkuar me grevën heroike të studentëve tanë. Me ta, nuk patëm frikë,” u shpreh Bulku.
Ajo theksoi se fryma e asaj periudhe ishte bashkimi dhe guximi për të përballuar sistemin e kohës. Në përfundim të fjalës së saj, aktorja bëri thirrje që ajo frymë të rikthehet edhe sot, me synimin për një të ardhme më të mirë për vendin dhe për të nxitur të rinjtë të jetojnë dhe të kontribuojnë në Shqipëri
Rajmonda Bulku: Të rikthejmë frymën e 20 Shkurtit 1991, ta bëjmë për fëmijët dhe nipërit tanë!
Fjala e aktores Rajmonda Bulku në protestën kombëtare të Partisë Demokratike:
"Ju falënderoj që sot doni edhe nga unë një fjalë. Të them dhe të kujtoj atë ditë historike të 20 shkurtit 1991, ku ne ishim të gjithë, bashkangjitur me grevën heroike të studentëve tanë, bashkangjitur me ta, nuk patëm frikë.
Luftuam kundër një ushtrie që nuk duhet të harrojmë, që ishte akoma Partia Komuniste në krye. Kishim një frymë, të dashur qytetarë, të gjithë bashkë. Hoqëm frikën.
Morëm guximin tonë sepse deshëm lirinë, deshëm të rrëzonim sistemin më të egër komunist që na kishte dëmtuar dhe na kishte humbur lirinë për shumë e shumë vite.
Të dashur qytetarë, dua të kujtoj atë frymë dhe të sjellim këtu sot atë dëshirë për të jetuar bukur në Shqipërinë tonë të bukur, që na ka falur Perëndia, por ta bëjmë për jetët tona, për fëmijët tanë, për nipërit tanë.
Të kenë mundësi të jetojnë më mirë, sepse ju takon në vendin e tyre të bukur.
Të kenë mundësi të punësohen këtu dhe të mos ikin, dhe të mos braktisin këtë vend të bekuar.
Zoti ka bekuar Shqipërinë, por Zoti bekoftë edhe shqiptarët."





Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






