Transmetuar më 20-02-2026, 15:51

Vrasje në Tiranë, një djalë i ri ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, në një bar kafe te rruga Kongresi i Lushnjës, rek zona e ish Parkut në "21 Dhjetori", raporton noa.al.

Viktima është Egli Pashollari, 32 vjeç me banim në Tiranë.

Krimi ndodhi në një lokal kur në rrethana të paqarta, Pashollari u qëllua me një thikë duke i marrë jetën, pasi u përfshi në një konflikt me disa persona brenda lokalit.

Policia tha zyrtarisht se rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi Egli Pashollari rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

"Autori i dyshuar i ngjarjes te rruga Kongresi i Lushnjës është Gazment Buçpepaj. Ngjarja po hetohet si një konflikt çasti mes autorit të dyshuar dhe viktimës", thanë për noa.al burime nga policia.

Tre persona, dy djem dhe një vajzë, kanë sulmuar të riun, ndërsa gjatë përleshjes fizike, Gazmend Buçpepaj, e ka goditur 32-vjeçarin me thikë në kurriz.

Ndërkaq, grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të vrasjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje.

Në vitin 2017 kur ishte 23 vjeç, Egli Pashollari ishte arrestuar nga policia e Tiranës pasi u gjet me drogë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit